Trump dhe “gjeopolitika e tullës”, si po shumëfishon bizneset e tij nëpër botë

Trump dhe “gjeopolitika e tullës”, si po shumëfishon bizneset e tij nëpër botë

Nga fushat e orizit në Vietnam deri te brigjet e Shqipërisë, nga kullat në Gjirin Persik te projektet luksoze në Ballkan, emri Trump po shfaqet gjithnjë e më shumë në projekte të mëdha imobiliare në vende ku Shtetet e Bashkuara kanë interesa të rëndësishme politike dhe strategjike. Një analizë e “La Stampa” e përshkruan këtë zgjerim si “diplomacia e tullës” së Donald Trump, ku ndërsa qeveritë negociojnë me Shtëpinë e Bardhë për tarifa, siguri, energji dhe marrëveshje strategjike, marka e familjes Trump shtrihet përmes projekteve të pasurive të paluajtshme. Një nga rastet më të fundit është ai në Vietnam, ku rreth 900 hektarë tokë janë vënë në dispozicion për një resort luksoz me vlerë rreth 1.5 miliardë dollarë, që parashikon fusha golfi, vila dhe hotele me emrin...