Dosja e SASPAC, lirohet nga burgu Ilir Beqaj, GJKKO e lë në arrest shtëpie

Dosja e SASPAC, lirohet nga burgu Ilir Beqaj, GJKKO e lë në arrest shtëpie

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj lirohet nga burgu. Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur t’ia lehtësojë masën e sigurisë në “arrest shtëpie”. Ai u arrestua në 4 korrik 2024 për abuzimin me fondet e SASPAC. Beqja u mor i pandehur nga SPAK, ku u hetuan abuzimet me fondet e kësaj agjensie, që koordinonte fonde të BE-së. Atij iu komunikua në përfundim të hetimeve se i janë ngritur 4 akuza, ajo e përfshirjes në korrupsion gjatë drejtimit të kësaj agjensie, mosdeklarimit të pasurisë, mashtrim me pasoja të rënda dhe shkelje të barazisë në tendera. Bashkë me Beqajn, të pandehur në këtë dosje janë marr edhe 7 persona të tjerë. Hetimet për këtë çështje, nisën në shtator 2023, kohë kur SPAK vuri në përgjim...