IZRAEL-TURQI NE PRAG TE PERPLASJES SE MADHE

IZRAEL-TURQI NE PRAG TE PERPLASJES SE MADHE

Një luftë e drejtpërdrejtë mes Turqisë dhe Izraelit ende nuk duket skenari më i mundshëm, por rreziku i një përplasjeje aksidentale po rritet. Deklaratat e forta të Erdogan dhe aleanca e re me Arabinë Saudite e Pakistanin po ndryshojnë ekuilibrat e sigurisë në rajon. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dhënë sinjalin më të fortë deri tani se Turqia nuk do të qëndrojë pasive nëse Izraeli ndërmerr një sulm ndaj interesave apo forcave turke. Ankaraja nuk po shpall luftë dhe Erdogan nuk ka kërcënuar me një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Izraelit. Por mesazhi është i qartë: nëse Turqia sulmohet, përgjigjja nuk do të jetë vetëm diplomatike. Në sfondin e kësaj retorike qëndron edhe një zhvillim i ri strategjik. Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani kanë nënshkruar...