Izrael/ Katz sfidon SHBA: Askush s’mund të na tregojë çfarë të bëjmë

Izrael/ Katz sfidon SHBA: Askush s’mund të na tregojë çfarë të bëjmë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha të enjten vonë se Izraeli do të përgjigjet menjëherë dhe me forcë nëse Irani sulmon, duke thënë se "askush nuk mund të na thotë se çfarë të bëjmë", sipas mediave izraelite. "Nëse Irani na sulmon, ne do të veprojmë menjëherë dhe do të përgjigjemi me forcë. Askush nuk mund të na thotë se çfarë të bëjmë dhe ne e kemi vërtetuar këtë", tha Katz në një intervistë për Channel 14. “Të gjitha aftësitë ekzistojnë dhe po ndërtohen”, shtoi Katz duke thënë se Izraeli mund të “përgjigjet menjëherë ose të veprojë më vonë”. “Ne kurrë nuk i kërkuam SHBA-së të luftojë me ne kundër Hezbollahut në Liban, kundër elementëve xhihadistë në Siri apo kundër Hamasit në Gaza”, pohoi Katz...