Iu gjetën shufra ari me vlerë 40 mln $ të fshehura në shtëpinë e tij, arrestohet ish-agjenti i CIA

Iu gjetën shufra ari me vlerë 40 mln $ të fshehura në shtëpinë e tij, arrestohet ish-agjenti i CIA

foto ilustrim: ish agjenti i cia, david rush SHBA- Një ish-zyrtar i lartë i CIA-s është arrestuar pasi akuzohet për vjedhjen e qindra shufrave ari me vlerë më shumë se 40 milionë dollarë nga qeveria federale dhe për fshehjen e tyre në shtëpinë e tij. David Rush u arrestua dhe u akuzua për vjedhje kriminale të parave publike javën e kaluar, sipas dosjeve gjyqësore federale në Virxhinia, ku ai jeton. Nga nëntori deri në mars, Rush kërkoi dhe mori një “sasi të konsiderueshme valute të huaj dhe dhjetëra miliona dollarë në shufra ari për shpenzime të lidhura me punën”, sipas një deklarate me betim nga një agjent i FBI-së që po hetonte rastin. Zyrtarët federalë kontrolluan shtëpinë e tij më 18 maj dhe sekuestruan më shumë se 300...