Italia përballet me breshër dhe stuhi, shkencëtarët japin alarmin

Italia përballet me breshër dhe stuhi, shkencëtarët japin alarmin

Italia po përballet me një rritje të ndjeshme të stuhive të breshërit, si në frekuencë ashtu edhe në intensitet, një fenomen që ekspertët e lidhin drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike. Reshjet e fundit në Milano, të cilat detyruan ndërprerjen e koncertit të artistit Bad Bunny dhe shkaktuan të plagosur nga breshëri, janë shembulli më i fundit i këtij fenomeni shqetësues. Sipas të dhënave të European Severe Storm Laboratory, mundësia për të regjistruar breshër me kokrra shumë të mëdha, me diametër mbi 5 centimetra, është sot rreth trefish më e lartë krahasuar me vitet 1950. Italia veriore është ndër zonat më të ekspozuara, për shkak të kombinimit të ajrit të ngrohtë e të lagësht nga Mesdheu me relievin alpin, që krijon kushte ideale për zhvillimin e stuhive...