Italia, nga nesër skuterët elektrikë me targë: Kush nuk e vendos, gjobë 400 euro
Nga 16 maji, në Itali hyn në fuqi detyrimi i targës për skuterët elektrikë. Shenja identifikuese është e parashikuar nga një dekret i Ministrisë së Infrastrukturës, i botuar në Gazetën Zyrtare në muajin mars. Sa i përket sigurimit, ka ende dy muaj kohë: ai do të bëhet i detyrueshëm nga 16 korriku, shkruan shtypi vendas. Sipas udhëzimit, të gjithë skuterët elektrikë duhet të pajisen me një targë të plastifikuar, me qëllimin të luftohen si vjedhjet, ashtu edhe përdorimet e paautorizuara dhe qarkullimi i parregullt. Autoritetet italiane po vendosin kështu një sistem identifikimi unik për çdo mjet. Kush qarkullon pa targë rrezikon një gjobë administrative nga 100 deri në 400 euro, me mundësi uljeje nëse paguhet brenda pesë ditëve. Njoftimi vjen në ditën kur udhëtimi i...
Burimi:
top-channel.tv