Italia në alarm të kuq nga i nxehti, të 27 qytetet kryesore nën gatishmëri maksimale
Italia po përballet me valën e katërt të të nxehtit këtë verë, ndërsa të 27 qytetet kryesore të vendit janë vendosur për herë të parë këtë vit në alarm të kuq për shkak të temperaturave ekstreme. Sipas autoriteteve italiane, alarmi i kuq nënkupton rrezik të lartë për shëndetin e të gjithë popullsisë si pasojë e temperaturave të larta dhe të zgjatura. Fillimisht në gatishmëri ishin 25 qytete, ndërsa nga e enjtja lista është zgjeruar duke përfshirë të gjitha qytetet e monitoruara nga sistemi kombëtar i mbikëqyrjes së nxehtësisë. Temperaturat në disa zona të vendit kanë arritur pranë 40 gradë Celsius, ndërsa Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell nga ora 11:00 deri në 18:00, të konsumojnë të paktën 1.5...
Burimi:
ntv.al