Ishin pjesë e anijes ku shpërtheu hantavirusi, Holanda rikthen menjëherë katër australianë në vendin e tyre

Ishin pjesë e anijes ku shpërtheu hantavirusi, Holanda rikthen menjëherë katër australianë në vendin e tyre

Katër qytetarë australianë që ndodheshin në bord të anijes MV Hondius, ku ka shpërthyer një infeksion me hantavirus, pritet të kthehen në Australi nga Holanda, pas sigurimit të një avioni dhe ekuipazhi të përshtatshëm për udhëtimin. Ministri i Shëndetësisë, Mark Butler, njoftoi se qytetarët, së bashku me një banor të përhershëm dhe një qytetar të Zelandës së Re, do të nisen nga Holanda të enjten dhe do të arrijnë në Perth të premten pasdite, sipas orës lokale, shkruan Guardian. “Shtatë pasagjerë janë ende në gjendje të mirë shëndetësore, të gjithë kanë rezultuar negativ për hantavirus dhe nuk shfaqin simptoma,” tha Butler. Pasagjerët dhe ekuipazhi do të udhëtojnë gjatë gjithë fluturimit me veshje mbrojtëse të plota (PPE), me kushte shumë të rrepta për fluturimin, zbritjen dhe...