Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Leon Panetta, ish-drejtor i CIA-s dhe ish-sekretar i Mbrojtjes i SHBA-së, mbetet skeptik për marrëveshjen e re me Iranin. Sipas tij, të dyja palët po përpiqen të shiten si fituese, por në realitet nuk ka ende një marrëveshje të vërtetë, vetëm një kornizë negociatash me shumë pika të pazgjidhura. Për Panettën, suksesi i vetëm real për Uashingtonin do të ishte që SHBA të merrte kontrollin e plotë mbi uraniumin e pasuruar iranian dhe që Teherani të pranonte inspektime të rrepta ndërkombëtare për të garantuar se nuk do të zhvillojë armë bërthamore në të ardhmen. Ai është gjithashtu kritik ndaj faktit që Irani vazhdon të mbajë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, një korridor jetik për tregtinë globale të energjisë. Sipas tij, kjo i jep Teheranit një...