“Irena Gjoka” rikthehet në SPAK, Gjykata: Dosja duhet të rihetohet, Prokuroria ka 6 muaj kohë

“Irena Gjoka” rikthehet në SPAK, Gjykata: Dosja duhet të rihetohet, Prokuroria ka 6 muaj kohë

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kthejë në Prokurorinë e Posaçme çështjen e gjyqtares Irena Gjoka, për plotësim hetimesh. Vendimi u mor sot nga gjyqtarja Marinela Osmani, e cila i ka lënë SPAK-ut një sërë detyrash për t’i plotësuar brenda 6 muajve. Irena Gjoka u kallëzua nga Partia Demokratike, pasi sipas saj, ajo ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të dhënë nga një gjykatë greke. Nga ana tjetër SPAK kërkoi pushimin e procedimit penal me argumentin se procesi është zhvilluar në mungesë. Sipas Prokurorisë, nuk është vërtetuar nëse Irena Gjoka ka qenë në dijeni të dënimit, duke shtuar se ndjekja penale lidhur me këtë fakt rezulton e shuar për shkak të parashkrimit.