Irani: Ushtria amerikane goditi me qëllim infrastrukturën civile të ujit në jug të vendit
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Esmaeil Baqaei akuzoi të mërkurën SHBA-në se ka shënjestruar “me qëllim” infrastrukturën civile të ujit në jug të Iranit, duke thënë se sulmi ka lënë mijëra banorë pa qasje në ujë të pijshëm, transmeton Anadolu. Në një postim në platformën sociale amerikane X, Baqaei tha se forcat amerikane goditën objekte ujore në Sirik, në provincën Hormozgan. “Uji është pulsi i jetës — dhe SHBA-ja po shënjestron me qëllim burimin jetësor të popullit iranian”, shkroi ai. Sipas Baqaeit, sulmi shkatërroi dy rezervuarë uji me një kapacitet të kombinuar prej 2.500 metrash kub. Ai tha se këto objekte furnizonin me ujë të pijshëm më shumë se 20.000 banorë në dhjetë fshatra të zonës. “Ky nuk është dëmtim i rastësishëm —...
Burimi:
syri.net