Irani tejkalon shifrat e vitit 1981, ekzekuton mbi 2 mijë persona brenda 2025-ës

Irani tejkalon shifrat e vitit 1981, ekzekuton mbi 2 mijë persona brenda 2025-ës

Irani ka ekzekutuar një numër “tronditës” prej 2.159 personash më 2025, u tha në raportin e Amnesty International të publikuar më 18 maj. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut, numri i ekzekutimeve ka tejkaluar rekordin e vitit 1981 të regjistruar në këtë shtet. Amnesty International tha se të paktën 2.707 persona u ekzekutuan në mbarë botën vitin e kaluar, edhe pse dënimet me vdekje të shqiptuara në Kinë nuk janë përfshirë në këtë shifër. Organizata me seli në Londër njoftoi se “mijëra ekzekutime” janë kryer në Kinë, shtetit që përdor më së shumti dënimin me vdekje. Amnesty tha se shifra globale për vitin 2025 – që përfshijnë ekzekutimet në Arabinë Saudite, Kuvajt, Egjipt, Jemen, Singapor dhe Shtetet e Bashkuara – paraqet rritje për më...