Irani shqyrton propozimin amerikan mes optimizmit dhe kërcënimeve nga Trumpi
Irani ka thënë të enjten se po e shqyrton propozimin më të fundit të Shteteve të Bashkuara, për të cilin burimet thonë se do t’i jepte fund luftimeve, por do të linte të hapura disa çështje kyç. Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se është “shumë e mundshme” të arrihet marrëveshje, por paralajmëroi gjithashtu se luftimet do të rifillojnë, nëse Teherani do ta hedhë poshtë marrëveshjen. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, ISNA citoi një zëdhënës të Ministrisë së Jashtme të ketë thënë se Teherani e kishte marrë propozimin amerikan dhe tani po i shqyrton hollësitë, megjithëse ai la të kuptohej se kishte dispozita të papranueshme për udhëheqësit e republikës islamike. Propozimi amerikan për t’i dhënë fund luftës është ende “nën shqyrtim”, citohet të ketë...
Burimi:
vizionplus.tv