Irani shënjestron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do jeni bashkëfajtorë lufte!
Irani i ka drejtuar një paralajmërim Bullgarisë, duke i kërkuar të mos lejojë përdorimin e territorit të saj për operacione ushtarake amerikane kundër Teheranit. Sipas autoriteteve iraniane, një vendim i tillë do ta bënte Sofjen përgjegjëse për pjesëmarrje në atë që e cilësojnë si “agresion” dhe “krime lufte”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, reagoi pas raportimeve se qeveria bullgare po shqyrton një kërkesë të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e avionëve ushtarakë në Bazën Ajrore Bezmer, në mbështetje të operacioneve kundër Iranit. Në një deklaratë për agjencinë shtetërore iraniane IRNA, Baghaei u shpreh se sulmet amerikane ndaj Iranit përbëjnë, sipas Teheranit, një shkelje të rëndë të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare. “Çdo pjesëmarrje ose bashkëpunim në përgatitjen...
Burimi:
ntv.al