Lufta kushtoi 37.5 miliardë dollarë, sekretari i Mbrojtjes kërkon më shumë fonde për konfliktin në Lindjen e Mesme
Lufta me Iranin i ka kushtuar deri tani Shteteve të Bashkuara rreth 37.5 miliardë dollarë, një rritje me afro 8 miliardë krahasuar me vlerësimin e fundit të bërë në muajin maj. Shifrën e bëri të ditur Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Buxhetit të Senatit. Hegseth u kërkoi ligjvënësve të miratojnë me urgjencë një paketë shtesë financimi prej 87 miliardë dollarësh për Pentagonin, nga të cilat 67 miliardë do të përdoren për operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme. “Pa këto fonde përballemi me mungesa kritike që kërcënojnë aftësinë tonë për të paguar anëtarët e forcave të armatosura, për të rimbushur me shpejtësi pajisjet dhe municionet dhe për të mbështetur operacionet jetësore pa ndërprerje”, tha Hegseth. Dëshmia e Hegseth...
Burimi:
vizionplus.tv