‘Akt kriminal’, Berisha: Rama mobilizoi patronazhistët dhe administratën për të sulmuar protestën në rrjetet sociale

‘Akt kriminal’, Berisha: Rama mobilizoi patronazhistët dhe administratën për të sulmuar protestën në rrjetet sociale

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverinë Rama lidhur me, sipas tij, fushatën kundër protestës paqësore. “Qëndrimi i qindra mijëra patronazhistëve ndaj protestuesve paqësorë është një nga aktet më të rënda kriminale në historinë e këtij vendi. Është dëshmia më flagrante e karakterit diktatorial të këtij regjimi. Është dëshmia më e qartë e një diktature autoritare të bazuar në drogë, narkoshtet dhe vjedhjen e shqiptarëve. Rama, përveç angazhimit total të Policisë së Shtetit, që është më kriminale se çdo bandë tjetër, dhe të SHISH-it, i cili bashkërendon të gjitha praktikat me Beogradin, ka mobilizuar mijëra rrogëtarë e punonjës të administratës shtetërore për të krijuar llogari false në rrjetet sociale, me qëllim demonizimin...