Irani sfidon thirrjet e OKB-së, dy të rinj ekzekutohen me varje

Irani sfidon thirrjet e OKB-së, dy të rinj ekzekutohen me varje

Dy të rinj janë ekzekutuar me varje në qytetin e Isfahanit, pasi u dënuan për vrasjen e katër efektivëve të forcave të sigurisë gjatë protestave masive të janarit. Sipas raportimeve, gjatë natës, kur u përhap lajmi se në sheshin Alikhani po përgatiteshin vinçat për ekzekutimet, dhjetëra qytetarë dolën në rrugë në përpjekje për t’i ndalur ato. Mediat dhe burime lokale raportojnë se pati përplasje me policinë, e cila dyshohet se hapi zjarr ndaj protestuesve. Sipas gazetares Fatemeh Jamalpour, një grua humbi jetën gjatë incidenteve. Në agim u ekzekutuan dy të rinjtë, të moshës 23 dhe 29 vjeç. Ata ishin pjesë e një grupi prej 12 të rinjsh të akuzuar për ngjarjet e protestave të 8 janarit 2026 në sheshin Alikhani të Isfahanit. Ekspertët e Kombeve...