Irani sekuestroi katër anije në Ngushticën e Hormuzit, SHBA-të vendosën sanksione të reja
Tensionet në Gjirin Persik janë rritur sërish pasi forcat detare iraniane ndaluan katër anije në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa ato po përpiqeshin të hynin në rajon pa koordinim me autoritetet në Teheran. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, marina iraniane fillimisht u dërgoi paralajmërime anijeve, por ekuipazhet nuk iu bindën udhëzimeve të dhëna nga autoritetet iraniane. Një burim ushtarak i cituar nga media iraniane bëri të ditur se pas mosrespektimit të urdhrave, forcat iraniane qëlluan me të shtëna paralajmëruese. Pas incidentit, anijet ndryshuan kurs dhe u tërhoqën nga zona. Deri tani nuk janë bërë publike detaje mbi identitetin e anijeve apo flamujt që ato mbanin. Ngjarja vjen në një moment tepër të ndjeshëm për rajonin, ndërsa SHBA dhe Irani vijojnë negociatat për një marrëveshje të...
Burimi:
syri.net