Irani rihap Hormuzin? Hegseth: Të bëjë zgjedhjen e duhur, ushtria e SHBA në gatishmëri

Irani rihap Hormuzin? Hegseth: Të bëjë zgjedhjen e duhur, ushtria e SHBA në gatishmëri

Forcat amerikane në Lindjen e Mesme janë “gati dhe të plotësisht të armatosura” për të rifilluar menjëherë operacionet luftarake nëse Irani nuk bie dakord për një marrëveshje paqeje. Është paralajmërimi që vjen nga sekretari i Mbrojtjes në SHBA, Pete Hegseth, mes raportimeve për përparim në bisedimet me Iranin. Sipas tij, bllokada detare ndaj Iranit kishte qenë thjesht një shembull i sjelljes së mirë gjatë armëpushimit dhe forcat amerikane ishin gati për të sulmuar impiantet energjetike të Teheranit nëse do të urdhëroheshin. Teksa foli në krah të dy zyrtarëve më të lartë ushtarakë amerikanë, Hegseth tha se Irani duhej të vendoste me mençuri teksa përgatitet për negociata me SHBA. Bllokada, shtoi ai, do të zgjasë për sa kohë të jetë e nevojshme. “Ekziston një alternativë. Siç...