Irani përgënjeshtron Trumpin: Nuk ka takim me SHBA-në në ditët në vijim

Irani përgënjeshtron Trumpin: Nuk ka takim me SHBA-në në ditët në vijim

Vetëm pak orë pasi Donald Trump njoftoi se SHBA-ja do të takohej me Iranin në Doha, Teherani e përgënjeshtroi zyrtarisht këtë pretendim. Ministria e Jashtme iraniane njoftoi se nuk ka asnjë takim të planifikuar me palën amerikane dhe se fokusi është zbatimi i marrëveshjes ekzistuese. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane dhe i ekipit negociator, Esmaeil Baghaei, deklaroi se përparësia e qeverisë iraniane është zbatimi i pikave të dakordësuara në memorandum dhe garantimi i përmbushjes së detyrimeve nga pala amerikane. “Nuk janë planifikuar takime negociuese me Shtetet e Bashkuara në asnjë nivel në ditët në vijim. Përparësia jonë aktuale është zbatimi i memorandumit të mirëkuptimit dhe ndjekja e kërkesave të Iranit sipas kësaj marrëveshjeje”, tha ai. Baghaei bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar...