Irani përgatit ligjin për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit
Irani po përgatit një projektligj të ri që rregullon kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit, me synimin për të kufizuar lëvizjen e anijeve të disa vendeve, përfshirë ato të Izraelit. Lajmi u bë i ditur nga nënkryetari i parlamentit iranian, Hamidreza Haji-Babaei, i cili deklaroi se ligji i ri synon të vendosë rregulla më të rrepta për kalimin në këtë rrugë detare strategjike Sipas tij, drafti parashikon që anijet nga “shtetet armike” të mos lejohen të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, përveç rasteve kur ato paguajnë dëmshpërblime lufte. Po ashtu, projektligji do të lejojë kalimin e anijeve të tjera vetëm pas miratimit dhe autorizimit nga autoritetet iraniane. Autoritetet në Teheran theksojnë se trafiku detar në këtë zonë strategjike nuk do të kthehet në gjendjen e tij...
Burimi:
vizionplus.tv