Irani: Pasurimi i uraniumit është i panegociueshëm
Parlamenti i Iranit ka deklaruar se programi bërthamor i vendit dhe pasurimi i uraniumit nuk do të jenë pjesë e negociatave ndërkombëtare. Deklarata u bë nga zëdhënësi i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme në parlamentin iranian, Ebrahim Rezaei, i cili citoi kreun e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami. Sipas tij, “teknologjia bërthamore nuk është në axhendën e negociatave” dhe pasurimi i uraniumit “nuk është i negociueshëm”. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputetët iranianë theksuan nevojën për mbrojtjen e objekteve bërthamore dhe ruajtjen e arritjeve të Iranit në programin atomik. Sipas mediave iraniane, disa anëtarë të komisionit e cilësuan të “padobishme” pjesëmarrjen e vendit në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT). Deklaratat vijnë në një moment tensionesh...
Burimi:
vizionplus.tv