Irani paralajmëron SHBA-në për Hormuzin: Çdo ndërhyrje do të sjellë “përgjigje dërrmuese”

Irani paralajmëron SHBA-në për Hormuzin: Çdo ndërhyrje do të sjellë “përgjigje dërrmuese”

Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit dhe ndërhyrja për të ridrejtuar trafikun detar përmes Ngushticës së Hormuzit po pengojnë rihapjen graduale të kalimit detar. Kështu ka deklaruar Marina e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, duke paralajmëruar Uashingtonin se çdo ndërhyrje e mëtejshme amerikane do të provokonte një “përgjigje dërrmuese”. Sipas IRGC-së, kapaciteti i tranzitit përmes Hormuzit, nën mbikëqyrjen e Teheranit, është rikthyer në afërsisht 50% të niveleve të paraluftës në dy javët e fundit.