Irani paralajmëron SHBA: Durimi po mbaron, përgjigje e ashpër për çdo sulm

Irani paralajmëron SHBA: Durimi po mbaron, përgjigje e ashpër për çdo sulm

“Durimi po mbaron”, shkroi Ebrahim Rezaei, zëdhënës i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, në një postim në X, duke shtuar se “çdo sulm kundër anijeve iraniane do të përballet me një përgjigje të ashpër dhe të fuqishme iraniane kundër anijeve dhe bazave amerikane”. “Është në interesin e amerikanëve të mos kryejnë asnjë marrëzi dhe të mos zhyten më tej në moçalin në të cilin kanë rënë. Rruga më e mirë është të dorëzohen dhe të bëjnë lëshime. Duhet të mësoheni me rendin e ri rajonal”, theksoi ai.