Irani paralajmëron për vazhdim të tensioneve: SHBA nuk pranon propozimin tonë  

Irani paralajmëron për vazhdim të tensioneve: SHBA nuk pranon propozimin tonë  

foto ilustruese IRAN- Një zyrtar i lartë ushtarak iranian ka deklaruar se konflikti me Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojë, pasi Teherani pretendon se propozimi i tij për paqe është refuzuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Sipas gjeneralit Mohammad Jafar Asadi, SHBA nuk respekton marrëveshjet dhe Irani po përgatit masa që “i tejkalojnë pritshmëritë e kundërshtarit”. "Provat kanë treguar se Shtetet e Bashkuara nuk janë të përkushtuara ndaj asnjë premtimi apo marrëveshjeje. Masa të papritura janë planifikuar për armikun, përtej imagjinatës së tyre"- tha ai. Ndërkohë, media shtetërore iraniane kanë përsëritur qëndrimin e ashpër për kontrollin dhe sigurinë në Ngushticën e Hormuzit, duke e cilësuar atë si një zonë strategjike nën ndikimin iranian. "Me dominimin dhe kontrollin e saj mbi gati 2,000 kilometra të vijës...