Irani paralajmëron fqinjët e Gjirit për kundërpërgjigje ushtarake “proporcionale”

Irani paralajmëron fqinjët e Gjirit për kundërpërgjigje ushtarake “proporcionale”

Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmeve amerikane kundër Iranit, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) thanë se vendet fqinje të Gjirit duhet të jenë të përgatitura për t’u përballur me një përgjigje ushtarake “përkatëse dhe proporcionale”. Në deklaratë, IRGC u bëri thirrje “vendeve pritëse” që i strehojnë baza ushtarake amerikane t’i aktivizojnë njësitë e mbrojtjes civile dhe t’i zhvendosin civilët larg shënjestrave të mundshme ushtarakë, raportoi të shtunën agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, Tasnim. Paralajmërimi i IRGC-së erdhi menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara e ndryshuan strategjinë ushtarake, duke i zgjeruar sulmet nga objektivat pranë Ngushticës së Hormuzit drejt disa lokacioneve në Iranin qendror dhe jugor të shtunën. Duke cituar IRGC-në, agjencia iraniane ISNA raportoi se ky paralajmërim i...