Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona
Irani ka hedhur poshtë mundësinë e një misioni të huaj për të siguruar lirinë e lëvizjes në Ngushticën e Hormuzit. “Rihapja e Ngushticës është në mënyrë eksplicite përgjegjësi e Iranit, sipas memorandumit të mirëkuptimit” me Shtetet e Bashkuara, sqaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmaeil Baqaei. “Nuk ka absolutisht asnjë nevojë për ndërhyrje të huaj. Çdo operacion i tillë vetëm sa do ta ndërlikonte situatën”, shtoi ai.
Burimi:
javanews.al