Irani ndien pasojat e luftës, monedha bie pikiatë nga bllokada amerikane dhe sanksionet
Monedha kombëtare e Iranit pësoi një tjetër zhvlerësim të fortë, duke mbërritur nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan teksa autoritetet vendase po mobilizohen për të zbutur ndikimin e bllokadës detare të vendosur nga Shtetet e Bashkuara. Riali iranian ra në 1.81 milion për një dollar, përpara se të rimëkëmbej pak sërish. Sipas mediave iraniane, valuta ka humbur rreth 15% të vlerës së saj në ditët e fundit. Duket se konflikti dy mujor me SHBA e Izraelin po e trondit ekonominë e Republikës Islamike të dobësuar nga sanksionet. Sulmet ajrore që nisën më 28 shkurt, së bashku me bllokadën detare amerikane ndaj porteve dhe anijeve iraniane, kanë ndërprerë eksportet jetike të naftës, kanë penguar prodhimin vendas dhe kanë rritur inflacionin. Megjithëse Irani dhe SHBA arritën...
Burimi:
top-channel.tv