Irani mëson nga Ukraina taktikat e luftës, Hezbollahu përdor dronë me fibra optike për të goditur Izraelin
Hezbollahu po përdor gjithnjë e më shumë dronë me fibra optike kundër Izraelit, duke i kthyer ato në një nga kërcënimet më serioze përgjatë kufirit libanez, pavarësisht armëpushimit që ka hyrë në fuqi prej më shumë se gjashtë javësh. Një ushtar izraelit u vra dhe dy të tjerë u plagosën të mërkurën në një sulm me dron pranë komunitetit kufitar të Shomerës, në veri të Izraelit. Sipas autoriteteve izraelite, tetë nga 11 ushtarët izraelitë dhe një kontraktor civil të vrarë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit janë goditur nga dronë me fibra optike. Qendra Kërkimore Alma, e specializuar në monitorimin e konfliktit, raportoi se Hezbollahu ka kryer më shumë se 100 sulme me dronë ndaj komuniteteve izraelite që nga fillimi i armëpushimit në prill....
Burimi:
top-channel.tv