Irani kundërshton deklaratat e SHBA-së: Bashkëpunimi me ‘IAEA’-n vazhdon sipas procedurave aktuale

Irani kundërshton deklaratat e SHBA-së: Bashkëpunimi me ‘IAEA’-n vazhdon sipas procedurave aktuale

Irani ka mohuar se ka rënë dakord të lejojë kthimin e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), duke kundërshtuar deklaratat e zyrtarëve amerikanë pas bisedimeve në Zvicër. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha se bashkëpunimi i Iranit me organin mbikëqyrës bërthamor të OKB-së do të vazhdojë “sipas procedurave aktuale” dhe në përputhje me detyrimet e vendit sipas marrëveshjeve të mbrojtjes, rezolutave të Parlamentit dhe vendimeve të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare. “Irani nuk ka marrë përsipër asnjë angazhim të ri”, theksoi Baghaei, sipas Agjencisë Zyrtare të Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA). Deklaratat iraniane vijnë si përgjigje ndaj zëvendëspresidentit amerikan JD Vance, i cili një ditë më parë në Zvicër tha se Irani kishte rënë dakord të pranonte inspektorët e IAEA-s,...