Irani i përgjigjet Trumpit: Nuk do t’ju lejojmë të merrni Hormuzin

Irani i përgjigjet Trumpit: Nuk do t’ju lejojmë të merrni Hormuzin

Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, duke paralajmëruar se nuk do të lejojë asnjë ndërhyrje të Shteteve të Bashkuara në Ngushticën e Hormuzit. Komanda e Forcave të Armatosura iraniane u bëri gjithashtu thirrje vendeve të rajonit të mos ofrojnë mbështetje për operacionet ushtarake amerikane, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të konsiderohej kërcënim ndaj sovranitetit të Iranit. “Ne nuk lejojmë dhe nuk do të lejojmë që Shtetet e Bashkuara të ndërhyjnë në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit”, deklaroi Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i selisë qendrore “Khatam al-Anbiya” të Forcave të Armatosura iraniane. Sipas tij, forcat iraniane do të reagojnë “me ashpërsi ndaj çdo ndërhyrjeje apo veprimi që cenon sigurinë” në këtë korridor strategjik detar. Zolfaghari paralajmëroi gjithashtu se çdo bashkëpunim...