Irani i përgjigjet SHBA-së për paqen, Teherani i dorëzon Pakistanit qëndrimin për përfundimin e luftës

Irani i përgjigjet SHBA-së për paqen, Teherani i dorëzon Pakistanit qëndrimin për përfundimin e luftës

Përgjigja e Iranit ndaj propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës i është dërguar Pakistanit, i cili po vepron si ndërmjetës në konflikt, raportuan mediat iraniane. Sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA, dokumenti me qëndrimin zyrtar të Teheranit është dërguar përmes kanaleve diplomatike pakistaneze drejt Shteteve të Bashkuara. Në propozimin e paraqitur nga SHBA kërkohet që negociatat të përqëndrohen në përfundimin e luftës dhe uljen e tensioneve në rajon. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit kishte deklaruar më herët se qëndrimi zyrtar i vendit do të përcaktohej dhe do të dërgohej vetëm pasi të përfundonin proceset e brendshme të shqyrtimit dhe të merreshin vendimet përfundimtare. Pakistani vazhdon të luajë rolin e ndërmjetësit në përpjekjet diplomatike mes palëve, pasi më herët kishte ndihmuar në arritjen e një...