Irani i dërgon propozime të reja SHBA-ve, shpreson heqjen e sanksioneve dhe lejimin e bërthamoreve

Irani i dërgon propozime të reja SHBA-ve, shpreson heqjen e sanksioneve dhe lejimin e bërthamoreve

Irani u dërgoi Shteteve të Bashkuara një propozim të ri paqeje me kushte që duken të ngjashme me ofertat që Uashingtoni i kishte refuzuar më parë. Megjithatë një zyrtar i lartë iranian i tha Reuters se SHBA-të kishin zbutur qëndrimet për disa çështje. Oferta iu dërgua Uashingtonit nëpërmjet Pakistanit. Propozimi iranian, dukej i ngjashëm në shumë aspekte me ofertën e mëparshme të Iranit, të cilën Trump e hodhi poshtë javën e kaluar duke e quajtur mbeturinë. Do të përqendrohej së pari në sigurimin e përfundimit të luftës, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e sanksioneve detare. Çështjet më të diskutueshme rreth programit bërthamor të Iranit dhe pasurimit të uraniumit do të shtyheshin për raunde të mëvonshme bisedimesh sipas Reuters. Sipas një zyrtari iranian Shtetet...