Irani dhe Omani drejt finalizimit të marrëveshjes për Ngushticën e Hormuzit
Irani dhe Omani janë pranë finalizimit të një marrëveshjeje për krijimin e një kuadri të ri të transportit detar tregtar në Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat më të rëndësishme të furnizimit me energji në botë. Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, tha për mediat vendase se negociatat mes dy vendeve kanë zgjatur më shumë se tre javë dhe kanë sjellë një dakordësi të gjerë mbi rrugët e reja të hyrjes dhe daljes së anijeve tregtare. Sipas tij, marrëveshja përfshin çështje teknike, sigurinë detare, respektimin e sovranitetit të Iranit dhe Omanit, si dhe krijimin e një qendre të përbashkët koordinimi për menaxhimin e trafikut detar. Megjithatë, ai theksoi se ky mirëkuptim nuk nënkupton automatikisht rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke shtuar se zbatimi i marrëveshjes...
Burimi:
vizionplus.tv