Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën e Hormuzit
Irani dhe Omani kanë arritur një marrëveshje për përcaktimin e koordinatave gjeografike të rrugës së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa së shpejti pritet të publikojnë edhe një deklaratë të përbashkët. Lajmin e konfirmoi të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, i cili theksoi se kjo marrëveshje, megjithëse përbën një hap të rëndësishëm, nuk mjafton për të garantuar sigurinë në një nga korridoret detare më të rëndësishme në botë. Sipas Baghaeit, çdo ndërhyrje ushtarake e Shteteve të Bashkuara në rajon mund të destabilizojë situatën dhe të cenojë sigurinë në Ngushticën e Hormuzit. Ai kritikoi gjithashtu politikat e Uashingtonit ndaj Iranit, duke përmendur bllokadën detare të shpallur nga SHBA-ja dhe veprime të tjera që, sipas tij, janë kërcënuese për interesat iraniane. Njoftimi...
Burimi:
vizionplus.tv