Irani: Devijimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit do të marrë përgjigje të menjëhershme

Irani: Devijimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit do të marrë përgjigje të menjëhershme

Komanda e Përbashkët Ushtarake e Iranit ka lëshuar një paralajmërim të fortë për të gjitha anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke kërkuar që të respektojnë vetëm rrugët detare të miratuara nga autoritetet iraniane. Në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, Teherani theksoi se çdo anije që devijon nga korridoret e përcaktuara të lundrimit ose nuk respekton udhëzimet e Republikës Islamike, do të përballet me një “përgjigje të menjëhershme dhe të fuqishme” nga forcat e armatosura iraniane. “Çdo dështim për t’u përmbajtur, devijim nga rruga e caktuar ose shkelje e protokolleve të lundrimit të Republikës Islamike të Iranit në Ngushticën e Hormuzit do të përballet me një përgjigje të menjëhershme dhe të fuqishme nga forcat e armatosura”, thuhet në deklaratë. Paralajmërimi është...