Inteligjenca britanike: Rreth 500.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë
Rreth 500.000 ushtarë rusë besohet se janë vrarë gjatë pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska, që nisi më 2022, tha një zyrtare e lartë e inteligjencës britanike, në kohën kur luftimet kanë arritur pothuajse në ngërç. Shifra u bë publike më 27 maj, gjatë një fjalimi të Anne Keast-Butler, drejtoreshës së GCHQ-së, agjencisë kryesore britanike për inteligjencën dhe sigurinë kibernetike. Ajo përputhet me vlerësime të tjera të bëra muajt e fundit nga qeveri perëndimore dhe organizata të pavarura mediatike. Keast-Butler përsëriti paralajmërimet e tjera të Qeverisë britanike se Rusia po “shënjestron pareshtur infrastrukturën kritike, proceset demokratike, zinxhirët e furnizimit dhe besimin publik” në Britani dhe në mbarë Evropën. GCHQ është njësia kryesore britanike për inteligjencë, e ngjashme me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë...
Burimi:
vizionplus.tv