“Imazhe tronditëse”/ Zbarkimi masiv i emigrantëve në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Shengenit

“Imazhe tronditëse”/ Zbarkimi masiv i emigrantëve në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Shengenit

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka kërkuar pezullimin e përkohshëm të disa dispozitave të Marrëveshjes së Shengenit me Spanjën, pas rritjes së fluksit të emigrantëve të parregullt që kanë mbërritur në enklavën spanjolle të Ceutës nga Maroku. Në një reagim në rrjetin social “X”, Meloni i cilësoi pamjet nga kufiri si tronditëse dhe tha se emigracioni i pakontrolluar përbën një kërcënim për sigurinë e kufijve të Bashkimit Evropian. Ajo bëri të ditur se ka zhvilluar bisedime me ministrin e Brendshëm, Matteo Piantedosi, dhe paralajmëroi se qeveria italiane është gati të ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për mbrojtjen e kufijve dhe sigurinë e qytetarëve, duke përfshirë edhe pezullimin e përkohshëm të zbatimit të Zonës Shengen me Spanjën. Meloni theksoi se lufta kundër emigracionit të paligjshëm, trafikimit të qenieve...