Ilaç që ngjall të vdekurit? Kjo është e vërteta e deklaratës së Donald Trump
Një deklaratë e Presidentit amerikan Donald Trump, ku thotë me zë dhe me figurë se është gjetur një ilaç që ngjall të vdekurit, u përhap me shpejtësi në internet. “Kemi marrë njerëz që ishin të vdekur,” tha Trump. “Kishim një person që kishte marrë ritin e fundit fetar, kishte ikur, fëmijët po qanin e gjithçka, dhe nisën t’i jepnin këtë ilaç. Dhe personi u përmirësua. Funksionon”, thotë Trump nga tavolina e tij në Zyrën Ovale. Deklarata u bë të hënën e kaluar, më 11 maj, gjatë një bashkëbisedimi rutinë me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë të dy mandateve të Trump në detyrë, amerikanët janë mësuar me një lumë të pandërprerë deklaratash të pavërteta dhe ekzagjerimesh, të pazakonta edhe për standardet tashmë të ulëta të...
Burimi:
opinion.al