I shpëtoi 9 datave të ekzekutimit dhe konsumoi tre herë ‘vaktin e fundit’, lirohet pas 30 vitesh amerikani që u dënua me vdekje

I shpëtoi 9 datave të ekzekutimit dhe konsumoi tre herë ‘vaktin e fundit’, lirohet pas 30 vitesh amerikani që u dënua me vdekje

Pas tre dekadash në ankth dhe pritje të dënimit me vdekje, Richard Glossip është liruar me kusht dhe tani po pret një gjyq të ri. Glossip, i cili u dënua për vrasjen e ish-punëdhënësit të tij Barry Van Treese në Oklahoma City në vitin 1997, kishte kaluar vite të tëra duke mbajtur frymën për çdo ditë, madje duke konsumuar “vaktin e fundit” tre herë për shkak të datave të shumta të ekzekutimit. Gjykatësja Natalie Mai lëshoi urdhrin për lirimin me kusht të Glossip, me një shumë prej 500,000 dollarësh. Ai do të mbajë një byzylyk elektronik, nuk do të ketë të drejtë të udhëtojë jashtë vendit, të kontaktojë dëshmitarët e çështjes, ose të konsumojë drogë dhe alkool. Përtej këtyre kufizimeve, ai është i lirë. “Është...