I nxehti ekstrem, Italia zgjat oraret e monumenteve pasdite

I nxehti ekstrem, Italia zgjat oraret e monumenteve pasdite

Disa nga monumentet më të famshme të Italisë, përfshirë Koloseun dhe Panteonin në Romë, do të qëndrojnë të hapura deri në mbrëmje gjatë muajit gusht. Nisma synon t’u japë turistëve më shumë mundësi vizitash dhe të shmangë fluksin e madh gjatë orëve të nxehta të ditës. Vizita në disa nga monumentet më të njohura të Italisë do të jetë e mundur edhe pas perëndimit të diellit. Gjatë gjithë muajit gusht, qeveria italiane ka vendosur të zgjasë oraret e Koloseut dhe Panteonit në Romë, si edhe të Kështjellës Sforzesco në Milano, në kuadër të një projekti pilot për menaxhimin e fluksit të turistëve. Qëllimi i nismës është t’u japë vizitorëve mundësinë të shijojnë monumentet në orët e mbrëmjes, kur temperaturat janë më të ulëta dhe vendet...