I nxehti ekstrem godet Francën, humb jetën një person

I nxehti ekstrem godet Francën, humb jetën një person

Një valë e paprecedentë nxehtësie po godet Francën, ku të dielën u regjistruan temperatura rekord për majin dhe një vdekje u raportua gjatë një gare vrapimi në Paris. Viktima ndërroi jetë gjatë një gare në kryeqytet ndërsa rreth dhjetë vrapues të tjerë në një garë tjetër në një periferi të Parisit u dërguan me urgjencë në spitale, tha shërbimi i zjarrfikësve. Sipas shërbimit francez të motit Météo-France, zhiva në Paris tejkaloi 30° Celsius për herë të parë këtë vit të shtunën, duke arritur në 31.9° Celsius. Kjo “valë e hershme dhe e dukshme e nxehtësisë”, sipas Météo-France, është për shkak të një “kupole termike” mbi Francën, një zonë me presion të lartë që bllokon ajrin e ngrohtë nga Afrika e Veriut, e cila pritet të...