I dërguari kryesor i Bordit të Paqes për Gazën: Mund të arrihet një marrëveshje për çarmatimin e Hamasit

I dërguari kryesor i Bordit të Paqes për Gazën: Mund të arrihet një marrëveshje për çarmatimin e Hamasit

I dërguari kryesor i Bordit të Paqes për Gazën, Nikolay Mladenov, shprehu optimizëm të moderuar se mund të arrihet një marrëveshje për çarmatimin e Hamasit dhe grupeve të tjera militante në Rripin e Gazës, por paralajmëroi se procesi do të marrë ende kohë dhe kërkon veprim të menjëhershëm. “Kemi pasur diskutime shumë serioze me Hamasin gjatë javëve të fundit. Ato nuk janë të lehta”, tha Mladenov në një intervistë për Reuters gjatë vizitës së tij në Bruksel.Ai shtoi se është mjaft optimist se do të dalë një marrëveshje që funksionon për të gjitha palët dhe sidomos për njerëzit në Gaza. Mladenov, ish i dërguari i OKB-së për Lindjen e Mesme dhe politikan bullgar, tha se po punohet për një plan zbatimi që përfshin çarmatimin e grupeve...