I akuzuar për pastrim parash/ Arrestohet ish-shefi i kabinetit të Volodymyr Zelenskyt, Andriy Yermak

I akuzuar për pastrim parash/ Arrestohet ish-shefi i kabinetit të Volodymyr Zelenskyt, Andriy Yermak

Gjykata më e lartë kundër korrupsionit në Ukrainë ka urdhëruar arrestimin e ish-shefit të kabinetit të presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, mbi dyshimet për përfshirje në një skemë të pastrimit të parave.  Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërsa gjykata ka caktuar edhe një garanci lirimi me kusht në vlerën e 140 milionë hryvnias, rreth 3.19 milionë dollarë, duke i hapur mundësinë Yermakut të lirohet përkohësisht deri në vendimin përfundimtar të çështjes. Yermak, i cili për pesë vite konsiderohej një nga njerëzit më të afërt të presidentit ukrainas dhe një figurë kyçe në komunikimet me Shtetet e Bashkuara, kishte dhënë dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar mes polemikave të shumta për ndikimin e tij të madh në strukturën e pushtetit në Kiev. Largimi i...