Hormuzi kthehet në pikën e nxehtë/ SHBA vendos tarifë 20% për mallrat që kalojnë në ngushticë

Hormuzi kthehet në pikën e nxehtë/ SHBA vendos tarifë 20% për mallrat që kalojnë në ngushticë

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të rivendosin “menjëherë” bllokadën e porteve iraniane në Ngushticën e Hormuzit. Në një postim në Truth Social, ai deklaroi se SHBA-ja do të marrë rolin e garantueses së sigurisë në këtë rrugë strategjike detare dhe se do të vendosë një tarifë prej 20% për të gjitha ngarkesat që kalojnë nëpër ngushticë, për të mbuluar kostot e sigurisë dhe mbrojtjes. Mbetet ende e paqartë se si do të zbatohet kjo masë. Deklarata vjen pasi ushtria iraniane paralajmëroi se nuk do të lejojë ndërhyrjen e SHBA-së në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit. Ndërkohë, përplasjet mes dy vendeve vazhdojnë. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka përfunduar raundin e fundit të sulmeve ndaj objektivave iraniane, si...