Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Ish-presidenti i Frances, Nicolas Sarkozy, nuk do të mbajë më pajisjen elektronike të monitorimit, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Parisit. Vendimi vjen në kuadër të çështjes që lidhet me financimin e paligjshëm të fushatës presidenciale të vitit 2012. Sipas autoriteteve franceze, masa e dënimit është lehtësuar për shkak të moshës dhe gjendjes personale të ish-presidentit, i cili tashmë është 71 vjeç. Sarkozy ishte dënuar me një vit burg për tejkalim të shpenzimeve gjatë fushatës zgjedhore. Një pjesë e dënimit ishte parashikuar të zbatohej përmes monitorimit elektronik me byzylyk. Pas vendimit të fundit, gjykata ka vendosur që ish-presidenti të mos e mbajë më këtë pajisje dhe të kalojë në një regjim më të lehtësuar të ekzekutimit të dënimit. Megjithatë, Sarkozy vazhdon të përballet...