Hillary Clinton: Kandidimi i dytë i Biden-it për president ishte një gabim i tmerrshëm
Hillary Clinton e përshkroi vendimin e Joe Biden-it për të kandiduar për një mandat të dytë presidencial në SHBA si një “gabim të tmerrshëm” që u kushtoi demokratëve zgjedhjet e vitit 2024. Ish-kandidatja demokrate për presidente në vitin 2016 dhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit tha të hënën, në një aktivitet në Nju Jork, se Biden kishte tradhtuar partinë e tij kur u tërhoq nga premtimi për të mos kandiduar sërish. “Ai bëri një gabim të tmerrshëm për veten, për trashëgiminë e tij politike dhe për vendin,” tha ajo. Clinton tha se Biden duhej të kishte njoftuar në verën e vitit 2023 se nuk do të kandidonte për rizgjedhje, duke i dhënë mundësi një gare më të fortë brenda Partisë Demokratike. Në vend të kësaj, ai...
Burimi:
syri.net