Hezbollahu: Ne nuk do të pranojmë një armëpushim të pjesshëm
Hezbollahu nuk do të pranojë një “armëpushim të pjesshëm” me Izraelin. Kështu deklaroi udhëheqësi i grupit pro-iranian, Mahmoud Qomati, duke hedhur poshtë idenë e pezullimit të sulmeve kundër Izraelit verior në këmbim të thjesht heqjes dorë nga sulmet ndaj periferive jugore të Bejrutit nga ana e Izraelit. “Ne nuk do të pranojmë një armëpushim të pjesshëm”, tha Qomati teksa deklaroi se “çdo agresion kundër periferive mund të çojë në një përgjigje më të thellë dhe më të fortë” nga grupi. Ky qëndrim vjen pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi një marrëveshje që, sipas autoriteteve libaneze, do të përfshinte heqjen dorë nga sulmet ndaj periferive jugore të Bejrutit nga ana e Izraelit në këmbim të ndërprerjes së sulmeve ndaj territorit izraelit nga ana e Hezbollahut.
Burimi:
vizionplus.tv