KE paralajmëron Serbinë për funeralin e “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç: Glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Evropë!

KE paralajmëron Serbinë për funeralin e “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç: Glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Evropë!

“Ju takon autoriteteve serbe të vendosin se çfarë roli do të luajnë në funeralin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç, por lartësimi i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane”. Kështu u shpreh komisioni evropian në një përgjigje dhënë radios Evropa e Lirë për sa i përket vendimit të Beogradit për ta përcjellë ish udhëheqësin e ushtrisë së serbëve të Bosnjës Ratko Mlladiç me të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore. “Komisioni Evropian beson se çdo lartësim i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk ka vend në BE ose në vendet kandidate për në BE”, theksoi Komisioni Evropian. Mlladiç ndërroi jetë  të enjten në moshën 84 vjeçare në një burg të Hagës ku po vuante...